TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Tetor 2024, 19:38

Tallje dhe kosto të jashtëzakonshme me refugjatët, 2 të miturit kthehen nga Lezha në Itali me skaf (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tallje dhe kosto të jashtëzakonshme me refugjatët, 2 të

Dy nga gjashtëmbëdhjetë emigrantët e parë që mbërritën në kampin e Gjadrit këtë të mërkurë, do të rikthehen në Itali. Pas verifikimeve rezultoi se ata janë të mitur dhe sipas marrëveshjes, në vendin tonë do të strehohen vetëm burra në moshë madhore, jo fëmijë, gra dhe të moshuar.

Por duket se më shumë kemi të bëjmë me show, pasi u harxhuan qindra mijëra euro që anija të vite nga Italia në Shëngjin dhe u përdor anije ushtarake. Tani dy të miturit do kthen me një skaf po ushtarak. Pra do të ketë sërish kosto. Në video shihet momenti kur ata hipin në mjetin lundrues.

Lini një Përgjigje