TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2026, 10:25

Modelja shqiptare pëson hemoragji cerebrale, hapet fushatë ndihme për Dajana Kalon  

Shkruar nga Pamfleti
Modelja shqiptare pëson hemoragji cerebrale, hapet fushatë ndihme
Modelja Dajana Kalo

Modelja Dajana Kalo po përballet me një situatë shumë të rëndë shëndetësore pas një hemorragjie cerebrale, si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV).

Aktualisht, ajo nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.

Në ditët në vijim, Dajana do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent dhe shumë delikat në tru, pas së cilit do të nisë një proces i gjatë rikuperimi, që përfshin rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike.

Për të mbështetur trajtimin e kostosur të Dajanës, është hapur një faqe GoFundMe, ku çdo ndihmë, sado e vogël, mund të ketë një ndikim të madh. Përveç kontributeve financiare, fjalët e mbështetjes janë po aq të vlefshme për t’i dhënë forcë dhe shpresë modeles.

Mbështetësit mund të kontribuojnë dhe të ndajnë fushatën për të ndihmuar Dajanën të kalojë këtë moment kritik.

Klikoni këtu për të kontribuar për modelen Dajana Kalo. 

modelja dajana kalo thirrje per ndihme

Lini një Përgjigje