Raporti i Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë në një kohë kur Sorosi është në mes, nuk do të ndikojë në vendin tonë thotë gazetarja Mirela Milori, pavarësisht se çështja do të përdoret politikisht.
Më saktësisht, sipas saj, Partia Demokratike do ta luajë fort këtë kartë që të fitojë terren brenda vendit, megjithatë për gazetaren nuk ka ndonjë vlerë shumë të madhe për raportin SHBA-Shqipëri.
“PD do ta luajë fort kartën Soros që të fitojë terren këtu brenda për brenda. Nuk besoj se ka ndonjë valencë shumë të madhe në raportin Amerikë-Shqipëri.”, tha Milori.
Milori më tej tha se me ardhjen e Trump në pushtet Europa e veçanërisht Bashkimi Europian po fillon që të jetë më tepër e angazhuar.
Ndër të tjera, ajo bëri dhe një deklaratë të fortë sa i përket ndikimit të BE-së në Shqipëri.
Sipas saj vendi ynë me dëshirën e madhe për t’u anëtarësuar në BE, ka 12 vjet që po trajtohet si një lodër në duart e liderëve europianë, ku e revoltuar gazetarja i quajti si “burokratë obezë”.
Lini një Përgjigje