TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2025, 07:37

“Berisha e ka hallin te SPAK”, gazetari Mahmutaj: Nuk e shkrin dot, është familjarisht i korruptuar

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha e ka hallin te SPAK”, gazetari Mahmutaj: Nuk e shkrin dot,

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se ish kryeministri Sali Berisha e ka hallin te SPAK.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se Berisha është familjarisht i korruptuar. Sipas Mahmutajt, deklarata e Berishës se do të shkrijë SPAK, është për konsum të brendshëm.

“Berisha, hallin e ka te SPAK. Berisha, një sharlatan politik, familjarisht i korruptuar, duke parë që përfundoi në bankën e të akuzurave, ta harrojë, janë deklarata për konsum të brendshëm. berisha nuk do guxojë të shkrijë SPAK. Kush e voton më Berishën? Berisha nuk mund të prekë as Dumanin, askënd”, theksoi Mahmutaj.

Lini një Përgjigje