TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 21:59

Miratimi i rezolutës, Spahiu: Hipokrizi nga të dyja palët, opozita godet institucionin e vetëm që largon qeverinë nga pushteti

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i rezolutës, Spahiu: Hipokrizi nga të dyja palët,

Juristi Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar miratimin e rezolutës antikorrupsion nga PS, e ka cilësuar si hipokrizi nga të dyja palët.

Ai shprehet se ka një mungesë sinqeriteti, pasi demokratët kundërshtojnë SPAK-un të vetmin institucion që mund të godasë Ramën dhe qeverinë.

“Mendoj që ka parimisht hipokrizi nga të dyja palët, PS-ja kjo është qeverisja më në akuza nga SPAK. Këtu ka një mungesë sinqeriteti të plotë. Ka një hipokrizi nga ana e demokratëve, e para ata e quajnë organizatë kriminale, ku duhet të jetë e kundërta. Nëse kërkojnë aleancë për të rrëzuar Ramën dhe qeverinë është SPAK.

Mungesa e sinqeritet është se nga njëra anë krijojnë aleancë, nga ana tjetër hapin shtegun, kishin hall se nëse do të votonin kundër do të thonin ambasadat… Problemi i kësaj rezolute qëndron në shpejtësinë rrufe që po e bëjnë këta dhe paqartësitë që janë në këtë rezolutë. Lë hapësira nëpërmjet këtij komisioni”, tha Spahiu për “TCH”.

Lini një Përgjigje