TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2024, 21:55

Nacionalizmi me emigrantët, Bushati: Ndërkombëtarët po ja tolerojnë Ramës, diçka që s’ia kanë falur Berishës!

Shkruar nga Pamfleti

Nacionalizmi me emigrantët, Bushati: Ndërkombëtarët po ja

Analisti Andi Bushati, komentoi takimet e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë dhe Milano si dhe dozat e nacionalizmit që përdori.

I ftuar në emisonin “Çim Peka Live” në SYRI TV, Bushati tha se kur në doza shumë të vogla Sali Berisha tentoi të bënte një gjë të tillë, ato takimet albanofobie, e masakruan e masakruan për një fjalor shumë më të butë dhe me doza nacionaliste shumë më të buta se ky.

Sipas tij, Ramës sot edhe ndërkombëtarët po i falin diçka që s’ja kanë falur Berishës, shprehjen e nacionalizmit.  

“Streha e fundit e maskarenjve është nacionalizmi. Fjalori që ka përdorur në dy takime me emigrantët, duke që ka një përpjekje nacionaliste por i duhet njohur merita, sepse kur tentoi në doza shumë të vogla Sali Berisha të bënte një gjë të tillë, ato takimet albanofobie, e masakruan e masakruan për një fjalor shumë më të butë dhe me doza nacionaliste shumë më të buta se ky. Ramës sot edhe ndërkombëtarët po i falin diçka që s’ja kanë falur Berishës.

Të shkosh në Greqi të bësh atë që bëri Rama, ta kishte bërë kushdo tjetër, këtu u sulën të gjitha ambasadorët dhe diplomatët lakej i prenë gishtat e dorës Kreshnik Spahiut. E thirrën 7 herë në ambasadën amerikane stop nacionalizimit.

Po t’i hyjmë një analize të fjalorit të Ramës, me të gjithë ndezjen e instikteve është për ti thirrur një instikti që po u mbars shumë nuk dihet se ku të çon”, tha Bushati.

Lini një Përgjigje