
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar takimin e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë në Himarë. Rama përmendi në atë takim Vangjel Tavon dhe Vangjel Dulen.
Të dy me origjinë greke, por që sipas Ramës dallojnë mbi atë që bëjnë për Himarën. Mirëpo Hoxha ironizon, pasi sipas tij, himariotët kudo që të shkojnë “Vangjelin” e paskan të sigurt.
“Rama himariotëve: “Doni pronën, ja ku e keni VANGJEL Tavon. Doni sherrin, aty e keni VANGJEL Dulen”… Me një fjalë, himariotët ngado të shkojnë, VANGJELIN e paskan të sigurte prej kryeministrit….”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje