TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 12:16

Miqësorja Shqipëri-Jordani, akset rrugore që bllokohen nga policia prej orës 17:00

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja Shqipëri-Jordani, akset rrugore që bllokohen nga

Shqipëria dhe Jordania do të përballen mes tyre në një ndeshje miqësore që do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave, që përfshin kufizimin e përkohshëm të qarkullimit në disa akse rrugore.

Sipas një njoftimi zyrtar, Policia bëri të ditur se nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:

 • Rrugën “Dervish Hima”;

 • Rrugën “Gjergj Filipi”;

 • Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,

 •rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

Lini një Përgjigje