TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 11:00

Akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur, dënohet me burg mjeku Dervish Hasi

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur, dënohet
Dervish Hasi

Mjeku kirurg, Dervish Hasin është dënuar me 15 muaj burg sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Mjeku me 4 gra u mor i pandehur për akuzën e pornografisë, por gjykata bëri rikualifikim të veprës penale dhe e dënoi atë për dhunë në familje.

Kardiokirurgu 43-vjeçar, i cili mbante në banesën e tij tri gra duke argumentuar se ia lejonte besimi i tij fetar, u dyshua edhe për shfrytëzimin e një vajzë të mitur, duke e prezantuar si bashkëshorten e tij të katërt. Fillimisht ai u akuzua për "trafikim të të miturve" dhe "pornografi", por gjatë gjykimit vepra penale ndaj tij u rikualifikua në "dhunë në familje".

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.me vajzën ai është njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

 

Lini një Përgjigje