TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 08:56

Pas vrasjes së Astrit Kalasë, Ilir Proda kujtohet për sigurinë e gjyqtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Pas vrasjes së Astrit Kalasë, Ilir Proda kujtohet për

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Mësohet se vizita e tij lidhet me diskutime për masat e sigurisë brenda dhe rreth ambienteve të gjykatës.

Vizita e tij zhvillohet në kuadër të forcimit të masave të sigurisë në gjykata. Pra, fakti është që Ilir Proda nuk u kujtua për të shtuar sigurinë në institucionet e drejtësisë, para vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja.

Megjithëse, referuar shkresave të KLGJ-së, Policisë së Shtetit i ishte kërkuar disa herë marrja e masave për mbrojtjen e institucioneve të drejtësisë për rritjen e sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit.

Një ndër këto masa ishte edhe sigurimi i pranisë së efektivëve të specializuar të sigurisë apo të Policisë së Shtetit në Gjykata.

Proda do të diskutojë pikërisht sot, me drejtues të GJKKO-së dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese për mënyrat e garantimit të rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore me risk të lartë.

Lini një Përgjigje