TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 07:40

Noka sulmon Gonzaton e BE-së: Është kthyer në zëdhënës i Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Noka sulmon Gonzaton e BE-së: Është kthyer në

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj disa ambasadorëve në vendin tonë, duke theksuar se “për shkak të konjukturave të George Sorosit nuk guxojnë të përcjellin asgjë”.

Ai shtoi gjithashtu se disa ambasadorë të tjerë janë kthyer në zëdhënësa të Edi Ramës.

“Disa ambasadorë janë kthyer në zëdhënësa të Edi Ramës. Disa të tjerë, për shkak të konjukturave të George Sorosit nuk guxojnë të përcjellin asgjë. Kjo është një pjesë e realitetit që po shohim ne këtu”, u shpreh Noka.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike pati disa fjalë edhe për ambasadorin e Bashkimit Europian.

“Mjafton t’i thotë zonjës Von Der Leyen që gjithë verës nuk ka pasur ujë në kryeqytetin europian, që në mes ka një lumë fekalesh. Por, ai nuk e bën këtë sepse më mirë preferon që të dalë te protesta e LGBTQ. Ajo protestë nuk është halli i shqiptarëve”, tha Noka.

Lini një Përgjigje