TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2025, 22:22

“Brenda SPAK-ut ka tre klane”, Curri: Grupi i dibranëve është i pari!

Shkruar nga Pamfleti

“Brenda SPAK-ut ka tre klane”, Curri: Grupi i dibranëve

Analisti Arjan Curri tregoi prapaskenat lidhur me garën për kreun e ri të SPAK. Sipas Currit, amerikanët kanë thirrur një prokuror për të marrë drejtimin e SPAK, por ai ka shprehur mbështetjen ndaj Andan Xholit. Më tej Curri tha se brenda SPAK ka “klane krahinore”, ndërsa sipas tij Dumani mbështet Brahon.

“Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë merre ti drejtimin e SPAK. Ai për shkak të integriteti i ka thënë jo, por do mbështes Xholin.  Edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike. Shikojmë brenda strukturës së SPAK tre grupe, klani i parë është i dibranëve. Nuk mund të jenë të gjithë dibranë kudo. Dibranë në SPAK janë 9, sa male ka Dibra. Megjithatë të nëntë këta janë të ndërsa, gjysma e tyre mbështet Xholin. Janë 9 male, edhe për BKH konkurron një dibran.

Këto 9 male janë ndarë 4 me 5. Një pjesë mbështet Xholin dhe një pjesë Brahon, grupi dytë krahinorik nga Skrapari. Grupi i tretë është i zonjave që lobojnë për zonjën Musabelliu. Altin Dumani do një të ngjashëm me të, siç është Braho. Ky njihet si njeri i akullt, pa ndjenja. Ka një konsensus të gjerë për zotin Xholi, kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën në Gjermani. Edhe Dolorezës i është bërë atentat”, u shpreh Curri në “Top Story”.

1 Komente

  1. E
    Engjell Hamitaj

    Klodian Braho esht mbeshtetes i vjerrit te tij qe esht peng .arres me gjith Ariolen Cfar mund te pres populli nga ky njeri i kamufluar me karrigen e drejtesis qe kercenon se do ma gjente anen per te me fundos po mos tu bindesha Duhet te them un kam punuar 46 vite me djers Balli Z Klodian nuk mi ha dot leket as gruaja jote as vjerri juaj se je i spakut

    Lini një Përgjigje