
Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ka treguar përplasjet mes dy institucioneve të larta të drejtësisë, SPAK dhe BKH.
Balla se për pesë vite që Aida Hajnaj drejtoi Byronë e Hetimit, kishte disa pretendime por nuk morën zgjidhje.
Ai tha se për të zgjidhur këtë përplasje, ndërhynë edhe ndërkombëtaret.
“Unë uroj të ulet ky tension se ka qenë i padobishëm dhe jashtë çdo logjike. Ligji i ka ndarë qartë kompetencat, ku BKH është në dispozicion të hetimit dhe varet nga Prokuroria e Posaçme. Pati dhe një ndërhyrje nga ndërkombëtarët.
Për 5 vite zonja Hajnaj drejtori mirë Byronë e Hetimit, kishte disa pretendime në lidhje me hetimin, me përgjimin parandalues, apo me kompetencat. Këto nuk morën ndonjë trajtim fundor ligjor. Për të mirën e punës nuk ia vlen të ketë tensione të tilla”-u shpreh ish kreu i KLP në “Top Story”.
Lini një Përgjigje