TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2025, 20:29

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës, krijon kaos edhe në aksin Tiranë-Elbasan; trafik kilometrik

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës, krijon kaos edhe në

Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës ka sjellë kaos në rrugët e vendit. Përveç trafikut kilometrik në rrugën dytësore Vorë-Maminas, trafik i rënduar është krijuar dhe në aksin Tiranë-Elbasan. Shumë qytetarë që kanë pasur për të shkuar në Durrës apo anasjelltas, kanë lëvizur nga Elbasani. Por fluksi i lartë ka bërë që dhe ky aks të bllokohet.

Ndërkohë policia reagoi pak më parë dhe askush nuk merr masa për gjetjen e një zgjidhje. Policia kërkonte bëhet durim.

Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.

Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje