
Bllokimi i autostradës Trianë-Durrës ka krijuar trafik kilometrik në rrugën dytësore. Autoritetet u kujtuan të ndërhyjnë për mbushjen e gropave në këtë aks dhe për pasojë trafiku është devijuar në rrugës dytësore Vorë-Maminas.
Qytetarët kanë qëndruar me orë të tëra në trafik dhe policia është kujtuar të reagojë. Por duket se vijon tallja, pasi u kërkon qytetarëve të tregojnë durim.
“Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.
Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje”, shprehet policia.
Lini një Përgjigje