
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
Karamuço ka zbuluar në “Top Story” se ndërkombëtarët i kanë kërkuar një prokurori të kandidojë për kreun e SPAK.
Mirëpo sipas ekspertit, ky prokuror nuk ka pranuar.
“Ky ishte një shans i madh për disa prokurorë. Njëri prej, bashkëpunëtor i ndërkombëtarëve është thirrur nga partnerët dhe i kanë thënë duhet të kandidosh patjetër. Ky u ka thënë jo.”, është shprehur Karamuço.
Lidhur me këtë, analisti Arian Curri, tha se këtë kërkesë e kanë bërë amerikanët, pasi duan njeriun e tyre në SPAK.
Lini një Përgjigje