TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2025, 22:12

"Aty brenda ka grupe që mbështesin njëri-tjetrin", Karamuço zbulon prapaskenat për garën e SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti

"Aty brenda ka grupe që mbështesin njëri-tjetrin",

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke folur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, deklaroi se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, ky ishte afati i fundit për të kandiduar për kreun e institucionit.

Ai tha se prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati 9-vjeçar dhe nuk do të kenë mundësi më që të kandidojnë për këtë post. Sipas Karamuços Prokurori i ri duhet të sjellë ndryshime që të ketë sukses.

“Të gjitha aspektet janë pjesë e një vlerësimi formal dhe informal që bëhet për ti hapur rrugën njëri-tjetrit. Shumica mbarojnë mandatin 9-vjeçar dhe nuk konkurrojnë dot më, pra kjo është mundësia e fundit. Aty brenda ka grupe që mbështesin njëri tjetrin. Një nga prokurorët i është kërkuar të kandidojë dhe nuk ka pranuar dhe ka sugjeruar zëdhënësin e tij.

CV-në me të madhe e ka Xholi, Goga njihet si prokuror me dorë të hekurt. Këta kandidatë edhe janë kërcënuar, zotit Xholi kanë tentuar që t’i rrëmbejnë vajzën. Te aftësitë drejtuese përveç zotit Xholi Goga ka qenë në 7 prokurori edhe të tjerët kanë aftësi dhe eksperienca drejtuese, prandaj është garë e fortë. Ne shikojmë më shumë opinionin publik, pra perceptimi i tyre në publik. Më para merrte meritat një prokuror për një dosje të një prokurori tjetër. Drejtuesi i ri duhet të ndryshojë disa gjëra sepse nuk është vetëm SPAK por edhe prokuroritë e tjera.

Pas zgjedhjeve nuk ka pasur më arrestime, kjo heshtje tani nuk dihet si kuptohet nga publiku, që po zgjedhim drejtuesin me para e më pas do merremi më çështjet apo në ndonjë aspekt tjetër”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje