TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 11:07

"Grup kriminal" dhe "Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje", SPAK ngre akuzën ndaj ish-deputetit të PS 

Shkruar nga Pamfleti
"Grup kriminal" dhe "Sigurimi i kushteve për të kryer
Arben Ndoka

SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka.

Mësohet se pas vrasjes së vëllait të tij ish deputeti i PS është munduar të gjejë autorët dhe ka porositur e ndihmuar vrasës për të kryer krimin e hakmarrjes.

Sipas burime nga organi i akuzës, për shkak të përpjekjeve të shumta për të vrarë Durim Bamin, SPAK ka ngritur akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj ish-deputetit të PS Arben Ndoka, dhëndrit të tij Arian Tuku, nipit të tij Samuel Ndoka, Ervis Martinaj, Astrit Avdyli, nipit të tij Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Elvis Ndreca, Naim Stafuka, Emiljano Shullazi, Blerim Abazi, Gjin Ndoj, Marklen Haka.

Pra ka masë sigurimi arrest me burg dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasjen e Durim Bamit./ Syri.net

arben ndoka spak grup kriminal

Lini një Përgjigje