
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke theksuar domosdoshmërinë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen kombëtare.
Sipas mesazhit të SHBA, në mënyrë që Aleanca të jetë e përgatitur për të parandaluar dhe përballuar çdo kërcënim të mundshëm.
SHBA thekson se lajmi i mirë është se të gjithë në #NATO, me disa përjashtime, po shpenzojnë më shumë për mbrojtjen sot sesa tre, katër apo pesë vjet më parë.
Në këtë kuadër, SHBA thekson se kjo prirje duhet të vazhdojë.
Në postimin e publikuar, Ambasada Amerikane shkruan:
“5 për qind – kaq duhet të shpenzojnë Aleatët e NATO-s që NATO të mund të parandalojë dhe mbrojë kundër çdo kërcënimi.”
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje