TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2025, 11:34

“Shqipëria i përket BE-së!”, Von der Leyen uron Ramën: Mezi pres të të takoj nesër në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria i përket BE-së!”, Von der Leyen uron

Në zgjedhjet parlamentare të 11 maji, Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Vond der Leyen, nëpërmjet një mesazhi në platformën X, ka uruar kryeministrin Edi Rama.

Ajo shprehet se Shqipëria ka bërë një përparim të madh sipas saj nën udhëheqjen e kryeministrit Rama. Gjithashtu thekson se është me rëndësi për të vazhduar punën për reformat e BE.

"Urime për fitoren në zgjedhje! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat drejt BE-së. Shqipëria e meriton të jetë në BE! Me padurim pres t’ju uroj personalisht nesër në Tiranë", shkruan ajo.

Lini një Përgjigje