
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Julia Ilirjani mesa duket nuk ka nuk e ka përballuar mirë humbjen e thellë në zgjedhje.
Përmes një postimi në Instagram, ish-banorja e Big Brother Albania, ka shpërndarë një fotomontazh që ka qarkulluar në rrjet ku tregohen si “dele” qarqet që kanë votuar PS-në dhe si luftëtarë qarqet në veri që kanë votuar PD-në.
Por Ilirjani nuk e ka ka lënë me kaq postimin e saj. Në fund ajo shkruan se i vjen turp që është me origjinë nga jugu.
“Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”, shkruan Julia Ilirjani.

Lini një Përgjigje