TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2024, 22:43

Melonit nuk i ndahen telashet, organizatat humanitare thirrje mjekëve të bojkotojnë Gjadrin

Shkruar nga Pamfleti

Melonit nuk i ndahen telashet, organizatat humanitare thirrje mjekëve

Nuk kanë fund telashet për Melonin. Pas gjykatave, i kanë dalë kundër dhe shoqatat mjekësore.

Organizatat humanitare që ofrojnë shërbime mjekësore për refugjatët dhe që i kanë bërë thirrje bluzave të bardha të mos shkojnë në Gjadër. “Mjekët pa Kufij”, “Emergjenca”, “Sea-Watch”, “SOS Mediterranee” dhe grupe të tjera të ndihmës mjekësore kanë denoncuar shkelje të kodit të etikës mjekësore në procedurat që ndiqen për trajtimin e refugjatëve.

Organizatat humanitare, raporton AP publikuan një analizë të detajuar të procedurave të kontrollit të emigrantëve fillimisht në anijet detare italiane dhe më pas në kampet e izolimit në Shqipëri, ku parashikohet të ndahen refugjatët që janë të përshtatshëm për t’u burgosur në Shqipëri dhe ata që dërgohen në Itali.

Sipas këtyre organizatave nuk ka objekte apo instrumente të mjaftueshme për të bërë një përcaktim të tillë, pasi të gjithë ata që janë nisur drejt detit Mesdhe për të arritur në Itali kanë duruar abuzimin fizik dhe psikologjik, disa edhe seksual, ç’ka duhet t’i skualifikojë ata nga paraburgimi shqiptar.

Emigrantët duhet të diagnostikohen janë të rrezikuar nga çrregullimi i stresit post-traumatik ose pasoja të tjera të rënda fizike dhe mendore, thanë ata.

Grupet kritikuan organizatat ndërkombëtare që me sa duket po ndihmojnë në realizimin e projektit, si Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit dhe trupat e shpëtimit italian të Kalorësve të Maltës si “bashkëpunëtorë” në shkeljet e të drejtave të njeriut.

“Protokolli Itali-Shqipëri shkel kodin e etikës mjekësore dhe të drejtave të njeriut dhe vë në rrezik shëndetin fizik dhe psikologjik të emigrantëve”, thuhet në deklaratë.

Lini një Përgjigje