TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Nëntor 2024, 16:12

"Rama bullizon këdo që i del kundër", Baçi: Forcat e reja po shqetësojnë edhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti

"Rama bullizon këdo që i del kundër", Baçi:

Gazetari Agim Baçi ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend. Ai u shpreh se duke qenë se ka kohë të gjatë në pushtet, kryeministrit Rama mund t’i duket e habitshme që ka njerëz që mendojnë ndryshe nga ai.

Baçi u shpreh se Rama shqetësohet pasi forca të reja politike hedhin idetë e tyre, ndërsa shtoi se i shqetësuar është edhe Sali Berisha, kryetar i PD-së, përsa kohë thotë se këto forca apo parti të reja i shërbejnë kryeministrit.

Baçi tha se përderisa si forcat e reja ashtu edhe opozita thonë se duan largimin e Edi Ramës, atëherë mund të bashkëpunojnë, pavarësisht dallimeve që mund të kenë.

“Lloji i politikës populiste nuk duron dot kur thuhen të vërtetat. Ndaj sot forcat e reja nuk shqetësohen nëse në protesta dalin 300 apo 3 mijë vetë, ndërsa kryeministri i shqetësuar nga të vërtetat që rrëzojnë propagandën e qeverisë, merret me syzet e Arlind Qorit, duke bullizuar këdo që nuk i pëlqen”, u shpreh Baçi për “News 24”.

Lini një Përgjigje