
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar operacionin e SPAK, i cili në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë goditi një grup kriminal ndërsa u arrestuan 10 persona.
Aksioni goditi dy baza të këtij grupi, një laborator në afërsi të Fushë Krujës ku përpunohej kokainë dhe një bazë pranë Kodrës së Diellit në Tiranë.
Softa tha se u goditën dy vende të rëndësishme, njëra në afërsi të aeroportit dhe shumë pranë portit të Durrësit ndërsa tjetra afër daljes në Elbasan.
“Është një aksion i rëndësishëm. Goditet një bazë e rëndësishme e grupe kriminale laboratori dhe infrastrukturën e tyre. Fakti që kanë zgjedhur një vend si Nikla por edhe tjetër si pjesa e zonës së Kodrës së Diellit. Janë të përzgjedhura si vende të mundshme në afërsi të aeroportit dhe daljes në Elbasan dhe portit të Durrësit. Erdhi si informacionet nga partnerët nga prokurorët spanjollë. Shqipëria tregoi se bashkë me partnerët ka bërë operacione të rëndësishme për goditjen e trafikut”, tha Softa për “Report Tv”.
Ndërsa duke iu referuar fshehjes së kokainës me lëkurat e dhenve, Softa thekson se është rasti i dytë që kokaina kamuflohet. Sipas ekspertit, vlera dhe sasia e kapur janë jo vetëm kamuflim por rrjet i mirëorganizuar.
“Rasti i dytë që hyn në territorin shqiptar ku kryesisht kokaina janë të kamufluara me produkte të tjera. Në Fier ishin përzierë me pleh kimik dhe arriti të shkonte në destinacion ku ndahej lënda narkotike. Këto grupe marrin nga Amerika Latine njerëz të specializuar për ndarjen e lëndë përgatitjen e saj dhe rikthimin në treg. Vlera dhe sasia e kapur janë jo vetëm kamuflim por rrjet i mirëorganizuar. U zgjodhën këto vende, Nikla zonë bazë bastion e grupeve kriminale. Jo vetëm strehim personash që bëjnë atentate por edhe vjedhje makinash por edhe bazën e grupeve eksplozive. Afërsia me aeroportin pasi mbikëqyrja nga ajri e pamundur, për shkak të sistemit anti-dron. Mund të përdoret edhe për trafikim të lëndëve narkotike. Përmes linjës ajrore dërgohej lëndë drejt Turqisë. Pjesa e Kodrës edhe pse e monitoruar e favorizonte për shkak të daljes në drejtim të Elbasanit apo Durrësit”, shprehet Softa.
Softa shton se operacioni ende nuk ka përfunduar, pasi nuk ka arritur tek bosat apo financuesit e këtij laboratori. Ai shprehet se grupet e mëdha janë grupet ndërkombëtarë.
“Nuk ka përfunduar. Pjesa për të cilën janë ndaluar, janë persona të përdorur, por jo bosët apo financuesit. Sepse ata që punojnë në laboratorë janë pjesë e krahut të punës nuk janë financuesit e vërtetë. Grupet e mëdha janë grupet ndërkombëtarë. Nuk është vetëm një pjesë. Por edhe këto laboratorë janë zbuluar prej informacioneve të partnerëve ndërkombëtarë”, theksoi ai.
Porti i Durrësit, sipas Softës është përdorur gjithnjë si hyrje dhe dalje e parave të pista.
“Porti i Durrësit ka qenë portë hyrës e lëndën dhe pastrimit të parave. Rasti i Toyota Yaris tregoi si hynin këto para të ardhura nga krimi. Rasti i bananes tregoi si hyn lënda narkotike përmes biznesit. Ardhja përmes portit të Durrësit, sasi të tilla nuk mund të vijnë përmes aeroportit. Porti i Durrësit pikë hyrëse dhe dalëse”, përfundoi Softa.
Lini një Përgjigje