
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga arrestimi i 33-vjeçarit, Flordian Mulja, i cili akuzohet se vrau me pistoletë shokun e tij, Artur Dauti.
Vrasja ndodhi më datë 22 nëntor, ditën e premte në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës. Të dy kanë qenë duke konsumuar alkool për një kohë të gjatë në një lokal që shërbente brenda një fabrike gështenje në Tropojë.
Policia bën me dije se 33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj.
Lini një Përgjigje