Pas Milanos dhe Selanikut kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet sot në Londër ku do të zhvillojë takimin e katërt me shqiptarët e diasporës.
Takimi pritet të nisë në orën 12:00 me orën lokale dhe do të jetë i të njëtit format si në takimet e mëparshme.
Në Londër para fjalimit të Ramës, do të performojë për shqipatrët këngëtarja Arilena Ara.
Të gjithë të pranishmit që do të hyjnë Copper box do të jenë të pajisur me bileta. Kjo është një kërkesë e autoriteteve britanike, për sigurinë.
Sipas mediave Copper box ka kapacitet prej 7 mijë vendesh, por vetëm gjysma e sallës do të përdoret.
Në takimin e Ramës në Londër do të jenë të pranishëm edhe Taulant Balla dhe Pandeli Majko.
Ndërkohë jashtë sallës ku do të zhvillohet takimi i kryeminsitri Rama me diasporën është paralajmëruar një protestë nga përfaqësuesit e opozitës në Londër. Protesta është thirrur në orën 11:00 me orën britanike.
Sakaq, mësohet se të paktën 30 policë britanikë dhe punonjës të një kompanie private sigurie janë angazhuar për ruajtjen e eventit.
Ky është takimi i katërt i kryeministrit Edi Rama me diasporën, ndërsa për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.
Lini një Përgjigje