
Aktorja Adelina Muça ka treguar zanafillën e sherrit mes dy të miturve që çoi në vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Vajza e saj është nxënëse në shkollën Fan Noli. Sipas aktores, Martini i kishte treguar për sherrin vajzës së saj të cilën e kishte shoqe shkolle.
Ajo tregon se një djalë shtyu Martinin, pasi kishte menduar se ky i fundit e kishte sharë. Muça shton se një burrë i cili kishte kaluar aty, goditi Martinin me shpullë pasi e kishte parë po zihej me një djalë tjetër.
“Ime bijë më ka thënë se shpesh herë aty ka probleme, ku ka fëmijë që bëjnë sherre jashtë oborrit të shkollës, ndërsa përsa i përket asaj dite ajo ka qenë në klasë dhe kur erdhi në shtëpi vajza më tregoi se ditën e premte Martini i kishte thënë vajzës time se kishte bërë një sherr ku ky djali e kishte dëgjuar Martinin që po shante, por Martini i kishte thënë se nuk kishte asnjë lidhje me atë. Unë po shaja me vete kishte thënë Martini dhe s kisha gjë me ty dhe më pas ishin shtyrë, dhe aty ka kaluar një burrë i cili i ka rënë Martinit me shpullë pasi ka parë që po zihej me djalin tjetër”, u shpreh aktorja për “Euronews”.
Lini një Përgjigje