TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2024, 21:07

"Ministria e Arsimit ka dështuar", Lavdrim Lita: Nëse sherri do denoncohej, vrasja e 14-vjeçarit do ishte parandaluar

Shkruar nga Pamfleti

"Ministria e Arsimit ka dështuar", Lavdrim Lita: Nëse sherri

Analisti Lavdrim Lita ka komentuar rastin e rëndë të vrasjes së 14-vjeçarit pak ditë më parë, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ai tha se siguria nga ministria e Arsimit kanë dështuar. Lavdrim Lita deklaroi se janë të zakonshme rastet ku nxënësit qarkullojnë me thika dhe armë të ftohta në shkollë.

Analisti shprehet se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar nëse mësuesi kujdestar dhe prindërit do të lajmëronin policinë për të sqaruar sherrin.

“Ngjarja është tragjike.

Institucionet kanë fshehur kokën në dhe.

Paketa e Sigurisë e trumbetuar dy vitet e fundit nga ministria e Punëve të Brendshme dhe ministria e Arsimit ka dështuar.

Projeksioni i rrezikut në shkolla është shumë i ulët.

Nxënës që qarkullojnë me thika dhe me armë të ftohta në shkollë, në çanta janë të zakonshme.

Aq më shumë kur ngjarja në fjalë e ndodhur në shkollën ‘’Fan Noli’’ kishte ditë që përvijohej sepse zënka nuk ndodhi në atë moment, por kishte disa ditë dhe zinxhiri i shkollës dhe i oficerëve të sigurisë dhe i patrullimit ka dështuar.

Perimetri i sigurisë i shkollës ka dështuar totalisht.

Mund të parandalohej nëse projeksioni i rrezikut nga personat përgjegjës do ishte shumë i lartë.

Projeksioni i rrezikut do të thotë që të imagjinosh se një ngjarje mund të ndodhë duke u nisur nga një element, nëse ke informacion se ka një zënkë, ajo zënkë mund të degjenerojë dhe oficeri i sigurisë duhet të lajmërojë mësuesin kujdestar, prindërit dhe policinë për të analizuar çështjen dhe për ta sqaruar”, tha analisti për “Ora News”.

Lini një Përgjigje