
Drejtuesi i lartë i Policisë Rebani Jaupi ka folur lidhur me masakrën e Shkodrës, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe një çift bashkëshortësh, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Ai shprehet se ka dritë lidhur me krimin në Shkodrës. Sipas tij, ngjarja është në ndjekje dhe çdo ditë dalin fakte të reja.
Jaupi deklaroi se janë përforcuar masat e sigurisë në qarkun verior. Ai u shpreh se një tjetër qytet problematik sa i përket krimit është edhe Vlora. Sipas tij, Elbasani tashmë është më i qetë, pasi bandat kriminale kanë marrë dënimin e merituar.
“Strukturat e policisë po hetojnë ngjarjen në Shkodër dhe ngjarje të tjera. Ka një dritë për ngjarjen e Shkodrës. Ngjarja në Shkodër është në ndjekje, përditë dalin fakte të reja. Jam i bindur se do kapen autorët e ngjarjes në Shkodër dhe ngjarjeve të tjera të rënda të ndodhur së fundmi. Kemi marrë masa të shtuara në qarkun e Shkodrës, ku ka pasur problematika të shumta, edhe për kultivimin e drogës.
Sidomos vrasja e dy qytetarëve të pafajshëm është vërtetë alarmuese. Do bëjmë gjithçka që Shkodrës t’i kthehet siguria. Problematike është edhe Vlora. Në Elbasan janë goditur disa grupe kriminale dhe ka rënë agresiviteti i bandave në këtë qytet”, u shpreh ai për “News 24”.
Lini një Përgjigje