TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Nëntor 2024, 18:01

"Dumani vërtetoi se nuk ndikohet nga akuzat politike", Lapardhaja: Ka treguar që është i pakorruptuar

Shkruar nga Pamfleti

"Dumani vërtetoi se nuk ndikohet nga akuzat politike",
Analisti Namir Lapardhaja ka komentuar intervistën e djeshme të kreut të SPAK, Altin Dumani. Lapardhaja më herët shkruajti dhe një shkrim duke vlerësuar Dumanin për fisnikëri në përgjigje të sulmeve nga politika, Meta dhe Berisha.

“Ai është shkrim nuk është vetëm për intervistën e mbrëmshme por në vazhdën e punës deritashme të SPAK në drejtimin e Dumanit. Përgjatë kësaj kohe ka pasur sulme disproporcional në adresë të Dumanit nga politika dhe subjektet e hetimit të SPAK. Këto subjekte janë investuar edhe me njerëzit e tyre në media duke na portretizuar një Duman nga epitetet më të ulëta dhe si mashë e qeverisë. Për të dhënë kontrastin me çka është dhënë kam zgjedhur dhe atë titull ‘Fisnik Dumani’ për ti dhënë kontrast me epitetet negative që i janë vënë. Sa e drejtë dhe e vërtetë dhe e mbështetur në ligj është puna e SPAK duhet parë kush e sulmon SPAK”, u shpreh analisti.

Lapardhaja thekson se Dumani është i pakorruptueshëm dhe është një fat për shoqërinë shqiptare.

"Klasë politike në 34 vjet e ka thyer besimin e publikut dhe shqiptarëve duke mos ia kthyer besimin në shërbesa por duke u pasuruar në mënyrë ekstreme. Kemi një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë dhe detyrimin ligjor që është mbi 100 euro. Nëse do kishte qoftë dhe një të çarë të vetme ku të ngulej leva dhe dalta e sulmeve do e kishin thërrmuar Dumanin, por është një figurë fat për shoqërinë shqiptare”, tha ai për “Report Tv”.

Sipas tij, dje Dumani konfirmoi se ai dhe prokuror të tjerë të SPAK nuk shohin televizor.

“Dje konfirmoi një tjetër shkrim timin, që SPAK dhe Dumani nuk shohin televizor dhe janë indiferent dhe nuk ndikohen nga akuzat politike. Ajo që mungoi për 34 vite ishte drejtësia në nivele të larta dhe pandëshkueshmëria e kateve të larta. Fakti që Dumani dhe të tjerë janë indiferentë ndaj sulmeve politike është lajm i mirë”, vijoi ai.

Lapardhaja shtoi se opozita që sulmon Dumanin është në konflikt interesi me të.

“Opozita është thellësisht e fragmentarizuar. Flasim për atë fragmente që janë në konflikt me zotin Dumani dhe ka një pjesë tjetër që është në mbështetje të SPAK. E sulmojnë Dumanin si njeri të amerikanëve. Vetëm në ‘45 u ekzekutuan kundërshtarët si mbështetës të amerikanëve. Dumani dha përgjigje që një prokurori të mbështetet nga SHBA nuk është lajm i keq. SHBA mbështetin institucionin dhe drejtësinë dhe krijesën e tyre që është reforma në drejtësi. Fatmirësisht që SPAK mbështeten nga amerikanët pasi mund të mbështeten dhe nga Rusia apo Irani”, tha ai.

Lini një Përgjigje