Kryetari i PD-së, Sali Berisha referuar vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani shprehet se Edi Rama kërkon të lajë duart me ndalimin e Tik Tok-ut.
“Por dielli me shoshë, as dhe krimi horror i vrasjes publike të Martin Canit në duart e shkollës, nuk mund të mbulohen me Tik Tok! Të gjithë e dinin se vrasësi kishte ardhur me thikë!
I gjithë stafi shkollor nga mësuesja kujdestare, psikologia, shokët e klasës deri te Drejtoresha e shkollës Fan Noli ku ndodhi vrasja e nxënësit ishin në dijeni ditën e tragjedisë që sulmuesi kish marr thikë me vete dhe asnjë nuk ka reaguar !!!
Për mua duhet shkarkuar nga puna të gjithë ata që e kanë ditur se vrasësi kish armë dhe nuk kanë bërë asgjë për ta shmangur atë krim të shëmtuar” shkruan Berisha në një reagim në rrjetet sociale.
I mituri M.P i dyshuar si autor i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canin rreth 1 javë më parë në Tiranë vijon të mbahet ende në spitalin privat.
Të hënën një komision i posaçëm, në përbërje të të cilit do të jenë mjekë dhe policia e burgjeve do te vlerësojë situatën dhe do të vendoset nëse i mituri do të transferohet apo jo ose në spitalin e burgut ose ne burgun e të miturve në Kavajë, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën pranë shkollës 9-vjeçari ku të miturit, të dy nxënës të shkollë në fjalë pas një konflikti verbal që mendohet të ketë nisur disa ditë më parë kanë menduar të sqarohen por i mituri M.P i cili ka pasur një thikë me vete ka qëlluar për vdekje 14-vjeçariin Cani dhe ka plagosur mikun e tij.
Në ngjarje mbeti i plagosur edhe vetë i mituri M.P i cili që nga dita e ngjarjes ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lini një Përgjigje