IMT ka zbarkuar sot në Kombinat, ku do të shembë një godinë ku operojnë 12 biznese.
Objektet në fjalë janë disa biznese, pronarët, e të cilave kundërshtojnë vendimin për shembjen. Ata pretendojnë se kanë vendime gjykate, që tregojnë e kanë dokumentacionet e rregullta.
Ata janë mbledhur para bizneseve të tyre, ndërsa po debatojnë me policinë dhe punonjësit e IMT-së.
Administratori i objektit, për News24, u shpreh se u lajmërua dy ditë më parë se godina do të shembej, duke theksuar se ishte tentuar edhe 3 vite më parë.
“Më thanë shko tako shefin. I thashë që s’takoj asnjë shef. Kjo ndodh për shkak se nuk pranoj korrupsion, mbaj përgjegjësi penale”, deklaroi administratori.
Ai theksoi se vendimi për prishjen e qendrës së bizneseve është marrë për shkak se nuk ka pranuar të paguajë lekët.
“Shefi para 3 viteve na kërkoi 200 mijë euro, Mariglen Qato që të mos prishej objekti, si bakshish, por ne nuk pranojmë korrupsionin. Para disa muajsh erdhën inspektorë këtu na kërkuan 50 mijë euro për fushatë, erdhën në emër të IMT-së”, u shpreh Administratori.
Ai shtoi se godina do të prishet për të ndërtuar pallate, ndërsa i bëri thirrje shtetit “të veprojë mbi këta banditë të IMT-së”.
Ashtu janë ku marrin lekë lenë ndërtime pa leje si t'u dojë qejfi atyre që.ndërtojnë.Të gjithë të zhytur në korrupsion janë. Këta kanë miratuar çdo ndërtim,ndërhyrje,shkatërrim hapësirash.