
Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.
IKMT është rikthyer sërish në Theth, për shembjen e 35 objekteve të tjera pa leje.
Ky është aksioni i dytë i zhvilluar në këtë zonë, pas atij të muajit korrik, kur u prishën rreth 70 ndërtime të tjera.
Thethi, i shpallur park kombëtar dhe një ndër destinacionet kryesore turistike të veriut, është prej kohësh në vëmendjen e autoriteteve për shkak të ndërtimeve pa leje.
Në korrik të 2025 Kryeministri Edi Rama nëpëmjet IKMT-së sinjalizoi prishjen e hapësirave të zaptuara sipas tij në zonat e Shqipërisë dhe veçanërisht në Theth.
Thethi prej javësh ishte në qendër të vëmendjes së aksionit ku u prishën me dhjetra objekte dhe nga ana tjetër u rregjistruan dhe disa incidente mes banorëve, IKMT dhe Policisë së Shtetit.
Kujtojmë se aksioni i policisë dhe IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hasur në rezistencën e banorëve të Thethit. Më 7 korrik, fadromat dhe buldozerët e IKMT zbarkuan në fshatin turistik duke larguar dhe prishur kabinat e ndërtuara së fundmi.
Por aksioni ka hasur në rezistencën e banorëve. Në foto duket se një grup banorësh nuk lejojnë prishjen e ndërtimeve duke deklaruar: “Jemi në tokën tonë”. Ndërkohë janë organzuar edhe protesta.
Vendosja e 10 kabinave në një prej zonave simbol të Thethit, duket se solli një përplasje mes qeverisë dhe drejtësisë, por gjithashtu dhe një aksion të gjerë në Theth. Në kuadër të aksionit që njoftoi kryeministri për lirimin e hapësirave publike, ai mori si shembull Thethin, duke thënë se një gjyqtare nuk kishte filluar procedim penal për një “fshat turistik” pa leje.
Në lidhje me këtë çështje, pati replika mes tij dhe Prokurorisë së Shkodrës, ndërkohë që IKMT ndërhyri dhe hoqi kabinat, por aksioni është shtrirë dhe te ndërtime të tjera, duke irrituar banorët.

Lini një Përgjigje