TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2025, 07:27

Temperatura të ulta dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të shtunë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura të ulta dhe vranësira, si do të jetë moti

Moti këtë të shtunën në vendin tonë do të jetë i qëndrueshëm kryesisht me kthjellime dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat do të jenë tipike për fillimin e tetorit. Në orët e para të mëngjesit minimalet do të zbresin deri në 9°C, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites maksimalet do të ngjiten deri në 17°C.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.

Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Lini një Përgjigje