TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2025, 21:48

Rasti “Veliaj”, paralajmëron Ilir Kulla: Do shohim një luftë juridike që s’e kemi parë në 34 vite, Bashkia do të jetë me dy kryetarë

Shkruar nga Pamfleti

Rasti “Veliaj”, paralajmëron Ilir Kulla: Do shohim një

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” mbi rastin Veliaj, parashikoi nisjen e një lufte juridike që s’e kemi parë më herët në 34 vite.

Kulla parashikon që Bashkia Tiranë do të jetë me dy kryetarë bashkie dhe që Veliaj do të dalë i fituar nga Strasburgu.

Ka një proces që duhet shpjeguar. E para ka ndodhur një shkarkim politik nga partia. Me Veliajn PS ka bërë praktikisht një divorc, dhe këtë e shpreh përmes kërkesës për zgjedhje të parakohshme. Pastaj është pjesa juridike, ku Këshilli Bashkiak ka votuar me konsensus PD-PS për shkarkimin e kryetarit të bashkisë, me justifikimin se s’ka ardhur në punë. Ata kanë bërë një gabim trashanik, sepse ai ka bërë kërkesë që do marrë pjesë në mbledhje, dhe e kanë refuzuar. Këtu është lapsusi i parë. Ndodhemi në një konflikt juridik ku Veliaj dhe avokatët e vet po bëjnë atë që i duhet, për të paraqitur fakte në Strasburg, mbi të drejtat e shkelura. Begaj mund t’i shkruante Komisionit të Venecias, dhe mund t’i thoshte s’i shpjegohet në këto raste, dhe do merrte një shpjegim.

Në javët e ardhshme do shohim një luftë juridike që s’e kemi parë më parë. Parashikoj që Bashkia e Tiranës do jetë me dy kryetarë bashkie. Parashikoj që Veliaj do shkojë në Strasburg dhe nga aty do vijë i fituar, që shkarkimi ka qenë i paligjshëm, dhe shteti shqiptar do duhet ta paguajë për gjithë dëmet që i janë bërë. Do shohim një luftë politike dhe juridike që s’e kemi parë më parë”, tha ai në MCN.

1 Komente

  1. T
    Tintin

    Pse e quani ekspert kete bythelepiresin e Ilir Metes!?

    Lini një Përgjigje