TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Tetor 2025, 21:17

Pse Veliaj nuk u lirua nga qelia? Klodiana Lala zbulon detaje nga seanca në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti

Pse Veliaj nuk u lirua nga qelia? Klodiana Lala zbulon detaje nga seanca në

Gazetarja, Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga seanca në Gjykatën e Lartë, ku Erion Veliaj kërkoi lirimin nga arresti me burg.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, Lala tha se Veliaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë me argumentin se hetimi kishte mbaruar dhe nuk kishte rrezik për prishjen e provave.

Ajo shtoi se Gjykata e Lartë nuk e mori parasysh rekursin e Veliajt.

Lala: Të enjten pati një seancë në gjykatën e lartë ku Veliaj synoi që ti shpëtonte masës së sigurisë arrest me burg. Ndryshe nga më herët Veliaj kishte argumenta më tepër në këtë paraqitje të dytë në përballjen e dytë në gjykatën lartë.

Ku thoshte që hetimi ka mbaruar nuk ka arsye të mbahem në masën e arrestit me burg, për faktin se unë nuk jam rrezik që të dëmtoj orvat sepse nuk jam.

Gjithçka që i është nevojitur Prokurorisë së Posaçme dhe oficerëve të byrosë së hetimit janë marrë dhe janë sekuestruar. Dhe argumenti i dytë, duke qenë se të gjithë personat kanë dëshmuar përpara Prokurorisë apo rrezik që të intomidohetn përballë drejtësisë.

SPAK kishte një qëndrim të kundërt ndaj Veliajt. Sepse argumenti më thelbësor kishte të bënte me pushteti që zotëronte z.Veliaj, ai tashmë ishte ish-kryebashkiaku i Tiranës.

Por në lidhje me faktin që një dëshmi të konsiderohet provë duhet të rrëfehet në Gjykatë. Dhe ky ishte argumenti më thelbësor i SPAK, në raport me atë çfarë është diskutuar në dhomën e këshillimit. Megjithatë Gjykata e Lartë nuk e mori parasysh rekursin e z.Veliajt. Ishte një seancë relativisht të shkurtër.

1 Komente

  1. B
    Bravo Pamfleti

    Sherbetoret lepijne …

    Lini një Përgjigje