
Procesi për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Kushtetueses ka hyrë në një spirale të re përplasjesh. Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke kërkuar pezullimin e vendimit të Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë të datës 30 shtator 2025.
Në kërkesën e saj, Llagami shprehet se vendimi që favorizoi kandidatin Asim Vokshi është i parregullt, pasi një fletë votimi që mbështeste qartësisht kandidaturën e saj u shpall e pavlefshme në mënyrë të njëanshme. Me 9 vota në favor, tre më shumë se Vokshi që mori vetëm 6, Llagami do të shpallej fituese nëse ajo votë nuk do të ishte hedhur poshtë me justifikimin absurd të një shënimi të dyfishtë.
Nëse Gjykata Administrative pranon pezullimin, procesi për Kushtetuesen mund të hapet sërish, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë. Ky është një test i rëndësishëm për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe për mënyrën se si trajtohen zërat që nuk bëjnë kompromis me politikën.

Lini një Përgjigje