Kjo tërheqje e nominimit të Brnovichit, e kombinuar me vakancat e zgjatura diplomatike në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë, sinjalizon një distancim të dukshëm të administratës Trump nga Ballkani Perëndimor, duke lënë Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë në një vakum diplomatik që mund të thellojë pasiguritë rajonale.
Shtete e Bashkuara të Amerikës, nën qeverisjen e Administratës së Donald Trump, duket se kanë hequr dorë nga angazhimi i tyre diploamtik në Ballkani Perëndimor.
Sipas një vendimi të publikuar në faqen e internetit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit amerikan, administrata e Trump ka tërhequr nominimin e Mark Brnovichit për ambasador të ri në Serbi,
Pavarësisht se në fund të marsit, Trumpi njoftoi se do ta emëronte Brnovichin si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Serbi, ky mesa duket nuk do të jetë rasti. Ndërkohë, arsyet për tërheqjen e emërimit të tij ende nuk janë bërë të ditura.
Me tërheqjen e nominimit të Brnovichit për ambasador në Serbi, SHBA-ja ka tre shtete në Ballkanin perëndimor pa një ambasador.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Beograd që nga janari i këtij viti, kur Christopher Hill u largua pas kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kanë një ambasador në Kosovë, që nga largimi i Hovenier në dhjetor 2024. Gjithashtu SHBA-të nuk kanë një ambasador në Shqipëri që nga largimi i Yuri Kim në vitin 2023.
Kjo tërheqje e nominimit të Brnovichit, e kombinuar me vakancat e zgjatura diplomatike në Beograd, Prishtinë dhe Tiranë, sinjalizon një distancim të dukshëm të administratës Trump nga Ballkani Perëndimor, duke lënë Kosovën, Serbinë dhe Shqipërinë në një vakum diplomatik që mund të thellojë pasiguritë rajonale.
Për Kosovën, mungesa e një ambasadori të plotfuqishëm amerikan mund të dobësojë mbështetjen e drejtpërdrejtë për dialogun me Serbinë, duke e bërë Prishtinën më të cenueshme ndaj presioneve të jashtme ruse ose serbe.
Në Serbi, ky hap mund të inkurajojë Beogradin të afrohet më tej me aleatët e Lindjes si Rusia dhe Kina, duke ngadalësuar përparimet në normalizimin e marrëdhënieve me Perëndimin dhe duke rritur tensionet etnike në veri të Kosovës.
Ndërkohë, Shqipëria mund të ketë pasoja një ulje e asistencës ndaj SPAK-ut, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe rrezikohet që organet e reja të drejtësisë të bien sërish në duart e establishmetit të vjetër./Pamfleti
Lini një Përgjigje