
Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të reja tronditëse në lidhje me aksionin e fundit të SPAK në Durrës, që çoi edhe në arrestimin e Enea Kumes, vëllai i deputetit të sapozgjedhur të Partisë Socialiste, Loer Kume.
Sipas Lalës, rasti nuk lidhet me tjetërsimin e pronave, por me një dosje shumë më të ndërlikuar që ka dalë nga zbërthimi i aplikacionit të komunikimit të enkriptuar SKY ECC, i cili po ndihmon autoritetet në dokumentimin e ngjarjeve të rënda kriminale në vend.
Në këtë rast, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë që daton në janar të vitit 2021, ku u vra Edmir Bregu. Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të drejtpërdrejta me grupin e njohur të Avdylajve. Lala tregoi se motivi i vrasjes vjen pas një përplasjeje të fortë mes grupeve kriminale.
"Atëherë, Aldo Avdyli është vënë në shënjestër për t'u vrarë dhe dyshohej që urdhri ishte dhënë nga Edmir Bregu, në shenjë hakmarrje. Asrit Avdyli, kreu i grupit kriminal Avdylaj, të cilin për rastësi unë e kam ekspozuar në dosjen e bujshme 339, kur ai dilte në përgjime bashkë me vëllain e tij Altin Avdyli i njohur si Niçja, me Vangjush Dakun, ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, bëhet fjalë për atë dosjen famshme.
Në rastin konkret vëllai i Loer Kumes, Enea Kume, i cili ka dhe rekorde të tjera kryesisht në shitblerje të lëndëve narkotike, përfshihet si anëtar grupi kriminal duke dhënë, sipas SPAK, prezumohet gjithësecili i pafajshëm, duke dhënë informacion për lëvizjet e Edmir Bregut, pra vëllai i deputetit më të ri socialist në Kuvendin e Shqipërisë.
Dyshohet i përfshirë për vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe fillimisht policia kishte një ngatërresë për shkak se ishte dhe e trajtoi si një të dyshuar për veprën penale të falsifikimit, por në fakt ai është i dyshuar për veprën penale të për veprën penale të vrasjes, vrasje ndodhur kur, është ndodhur në janar të vitit në qytetin e Durrësit dhe në rastin konkret dyshohet.
Që kjo ngjarje ka ndodhur për motive të hakmarrjes dhe që ta lexoj specifikisht si në rolin e ekzekutorit ka qenë Alfred Doka i cili dyshohet të ketë vepruar kundrejt kundrejt pagesës, por Renea Kume është vëllai i sikur se thashë deputetit socialist Loer Kume, më herët ka qenë arrest shtëpie për shitblerje narkotikësh i skeduar nga policia, sigurisht që deputeti ka pasur një deklarim ditën e enjte duke thënë që përgjegjësia është individuale", tha Lala në emisionin “Kjo Javë” në News24.
Lini një Përgjigje