TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2025, 11:12

U nisën për t'iu shkuar në ndihmë qytetarëve në bjeshkët e Tropojës, ekipi i shpëtimin bllokohet nga dëbora 

Shkruar nga Pamfleti

U nisën për t'iu shkuar në ndihmë qytetarëve

Në orët e para të mëngjesit ekipet dhe mjetet shtesë të Bashkisë Tropojë janë nisur drejt Bjeshkës së Javorrit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës.

Aktualisht ekipet kanë arritur deri në Qafën e Markofçes, ku po përballen me vështirësi të mëdha për hapjen dhe pastrimin e rrugës, e cila është e bllokuar në disa segmente si pasojë e stuhive të dëborës dhe erës së fortë.

Rreth orës 07:30 ësht bërë i mundur kontakti me Arbër Sokolaj, i cili ka konfirmuar se gjendja e familjarëve të tij, të bllokuar nga dëbora, është e mirë dhe pa probleme shëndetësore.

Lini një Përgjigje