
Një vajzë nga Tirana ka denoncuar në emisionin “Stop” në "Tv Klan" një rast shatazhi. Ajo thotë se prej disa ditësh fliste me një djalë në Instagram, edhe pse ishte e martuar. Djali i ka thënë se është 21 vjeç, ndërsa ajo vetë është 26 vjeçe.
Vajza tregon se i kishte dërguar një foto të sajën dhe më pas ai i bënte presion se do e nxirrte në TikTok, nëse ajo nuk i bindej për t’i nisur foto dhe video intime.
“Stop” siguron komunikimin mes dy të rinjve që është shumë shqetësues dhe kërcënues.
Lini një Përgjigje