
Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari tha se dislokimi i 5 mijë forcave gjermane në Lituani në krahun lindor të NATO tregon se Evropa nuk beson më te Putin.
Sipas tij, presidenti nuk arriti dot të mundësonte negociatat që premtoi mes Rusisë dhe Ukrainës, ndaj Evropa është e detyruar të mbrohet në mënyrë të njëanshme nga rreziku i agresionit rus.
“Europa ka arsye të plota të besojë që Putin nuk mund të besohet më. Sot Europa duhet të përgatitet të mbrohet nga kërcënimi rus dhe kjo është një formulë e pranuar në Evropë veç disa vendeve si Hungaria. Duhet të pranojmë që Trump përfundimisht e ka humbur trenin e negociatave në Ukrainë. Pas telefonatës ai ishte shumë optimist kur tha se unë e kam mik Putini, Rusia e do paqen. Edhe pas telefonatës së Trump Rusia vendos kushte për negociata, kjo tregon se Rusia ende nuk është e gatshme për paqe ndaj Evropa është e detyruar të mbrohet në mënyrë të njëanshme”, tha ai në emisionin 'Balkan Talks' në 'Euronews Albania'.
Lini një Përgjigje