
Mbyllja përfundimtare e urës së vjetër në Fushë-Milot ka shkaktuar kaos në qarkullimin rrugor.
Me mijëra qytetarë, përfshirë edhe shumë pushues nga Kosova, zgjodhën të udhëtonin drejt bregdetit duke kaluar nga ky aks, por përballja me trafikun e rënduar ishte e pashmangshme.
Situata më problematike u paraqit në nyjën ku Rruga e Kombit bashkohet me superstradën, aty ku fluksi i mjeteve u përqendrua dhe radha e automjeteve arriti në disa kilometra.
Përkundër pranisë së policisë rrugore në disa pika kyçe, nuk pati një ndikim real në lehtësimin e trafikut.
Mbyllja e urës së vjetër të Milotit një nyje e rëndësishme për qarkullimin drejt veriut ka sjellë pasoja të menjëhershme në qarkullimin kombëtar, duke e shndërruar një ditë pushimi në një stres të vërtetë për qytetarët.
Lini një Përgjigje