Nga veriu në jug, ditën e sotme Shqipëria është në pushtetin e flakëve dhe po digjet nga vatra të shumta të zjarrit, të favorizuara edhe nga temperaturat 43-44 gradë C dhe era e fortë.

Situata e zjarreve në territorin shqiptar vijon të jetë tepër shqetësuese, sidomos gjatë ditëve të fundit, kur temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve në disa zona të vendit.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 mbeten ende aktive, ndërsa 6 të tjera janë në fazën e monitorimit.
Aktualisht, situata problematike është në fshatin Paftali të Beratit. Zjarri që kishte rënë në malin e Shpiragut, ka zbritur në fshatrat poshtë. Zjarre të shumta kanë prekur fshatin Paftali, aty ku forcat e emergjencës kanë nisur evakuimin e banorëve. Pamjet janë vërteta të trishta, ku ka dhe nga ata banorë të cilët refuzojnë apo hezitojnë të largohen.
Në pamje shihen fëmijë e të moshuar.
Kurse në fshatin Markat të Konispolit, në skajin më jugor të Shqipërisë, është shfaqur një vatër zjarri që mesa duket po paraqet rrezik.
Sipas informacionit nga terreni, deri tani është djegur një banesë në Markat, ndërsa banorët i kanë nxjerrë nga banesat.
Për momentin është vetëm një zjarrfikëse. Në ndihmë kanë shkuar edhe efektivë të Policisë Sarandë dhe zjarrfiksja e Finiqit njëherazi edhe dy të ushtrisë.
Gjithashtu, në Liqenin e Luleve në Lurë të Dibrës, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, zjarri ka përshkuar mbi 350 ha sipërfaqe. Aktualisht po punohet nga forcat Operacionale. Problematike situata paraqitet edhe në Zall Gjoçaj të bashkisë Mat, ku zjarri po zhvillohet me një shtrirje mbi 13 km, në tre kahe.
Në jug, flakët kaluan nga Delvinë drejt Borshit. Megjithatë, në malet e Delvinës ka vatra aktive zjarri.
Në Delvinë, vazhdojnë flakët në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçës dhe Palavli, ku në terren ndodhen 100 forca. Ndërsa në Ploç të bashkisë së Selenicës ka përhapje në Velç, Ramicë, Verbas dhe Matogjin.
Situata ka edhe në Qarkun e Beratit. Zjarri në malin e Shpiragut paraqitet problematike. Më problem situate është në fshatin Paftali, ku filloi evakuimi i banorëve për shkak se flakët po u afrohen banesave.
Një vatër aktive është edhe në Tiranë, në Malin me Gropa në vendin e quajtur Fusha e Stanëve. Në total nga zjarret në vend janë djegur mbi 450 hektarë sipërfaqe me bimësi, rrënjë ullinj e pemë.
Gjithashtu një zjarr i fuqishëm ka rënë në zonën e Bërzhitës në Tiranë.Flakët e zjarrit aktualisht po djegin shkurre dhe pemë.Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse nga terreni.
Lini një Përgjigje