Gjatë aksionit të së premtes të SPAK për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës, është identifikuar dhe personi i katërt i arrestuar. Ai është Ilir Lloshi.
Dje u arrestuan Ervin e Artur Hoxhosmani, Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive.
Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC. Sot i është komunikuar akuza në qelitë e burgur ku mbahen të izoluar, Plarent Dervishajt dhe Erion Alibej, ky i fundit i penduar i drejtësisë.
Policia e Shtetit dhe agjentë të BKH kanë ushtruar mbrëmjen e djeshme një aksion të shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Palasë.
Nga Prokuroria e Posaçme janë lëshuar shtatë masa sigurie për persona që dyshohet të përfshirë në çështje të trafikut të drogës.
Lini një Përgjigje