TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Korrik 2025, 08:18

"Fatkeqësi e jashtëzakonshme", banorët në Delvinë tregojnë dëmet nga zjarret: Na janë djegur të gjitha, nuk kemi as ujë, as drita!

Shkruar nga Pamfleti
"Fatkeqësi e jashtëzakonshme", banorët në
Banorët në Delvinë tregojnë dëmet nga zjarret

Në 24 orët e fundit,  Shqipëria është duke u përballur me një situatë të vështirë nga zjarret, teksa më 25 korrik, është shënuar edhe niveli më i lartë i rrezikut prej tyre.

Situata u paraqit shumë problematike në Delvinë ku vatrat e flakëve të përhapura rrezikuan jetën dhe pronat e banorëve.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e tre fshatrave: Palavli, Vergo dhe Kopaçëz.

Në fshatin Kopaçëz, situata mbetet ende e vështirë pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe toka.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa tymi dhe era e bëjnë terrenin të rrezikshëm.

Banorët e zonës tregojnë dëmet, duke e cilësuar zjarrin një katastrofë për ta: “Na janë djegur të gjitha, vetëm çatia na ka mbetur. Sot do të flemë në qiell të hapur. Nuk kemi as ujë, as drita... Fatkeqësi e jashtëzakonshme. Dëme kolosale materiale, ndërsa janë plagosur edhe 2-3 persona. Janë dëme të pallogaritshme”.

Në Delvinë, vazhdojnë flakët në fshatrat Kalas, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçës dhe Palavli, ku në terren ndodhen 100 forca. Ndërsa në Ploç të bashkisë së Selenicës, ka përhapje në Velç, Ramicë, Verbas dhe Matogjin. Për shkak të terrenit të vështirë, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Në Delvinë, sipas banorëve rreth 40 shtëpi janë prekur nga flakët, 8 prej të cilave ishin të banuara. Dëme të shumta pati edhe në pemëtari dhe bagëti. Në të 3 këto fshatra pati edhe shkëputje të energjisë elektrike.

Shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Trociu asfiksua gjatë ditës së djeshme dhe u dërgua në spital në Tiranë. Po ashtu edhe pesë persona të tjerë u trajtuan për djegie të shkallëve të ndryshme dhe problemeve shëndetësore të shkaktuara si pasojë e asfiksimit.

 

banorët në delvinë tregojnë dëmet nga zjarret

Lini një Përgjigje