TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2025, 21:22

Nuk ndalen zjarret, përfshihet nga flakët edhe Shpiragu

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen zjarret, përfshihet nga flakët edhe Shpiragu

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sot malin Shpirag në qytetin e Beratit, duke shkrumbuar sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pisha dhe bimësi të dendur. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke vënë në alarm autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave.

Në vendngjarje janë angazhuar mbi 30 mjete zjarrfikëse dhe dhjetëra efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), të cilëve iu janë kërkuar përforcime edhe nga rrethet fqinjë për të përballuar situatën. Megjithatë, ndërhyrja është vështirësuar ndjeshëm nga terreni i thyer malor, që pengon lëvizjen e mjeteve të rënda dhe favorizon përhapjen e flakëve.

Autoritetet njoftojnë se deri tani nuk raportohen banesa apo jetë njerëzish të rrezikuara, por apeli për kujdes mbetet i lartë.

Lini një Përgjigje