TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2025, 20:50

U dogj gjatë shuarjes së zjarrit, shefi i policisë së Delvinës mbërrin në QSUT; vizitohet nga Proda

Shkruar nga Pamfleti

U dogj gjatë shuarjes së zjarrit, shefi i policisë së

Një akt heroizmi ka tronditur sot Delvinën, ku shefi i Komisariatit të Policisë së qytetit, Komisar Agim Troci, është lënduar rëndë gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar nga zjarri i fuqishëm që ka përfshirë fshatin Vergo.

Troci ka pësuar djegie të shumta dhe është dërguar menjëherë në repartin e djegieve të QSUT-së, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Mbrëmjen e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vizitoi Trocit në spital, duke e cilësuar atë një shembull frymëzues të përkushtimit dhe humanizmit. “Shefi i Komisariatit Agim Troci është shembulli më i mirë i sakrificës dhe guximit të një oficeri policie, që vepron për të mbrojtur jetën e qytetarëve të tij”, deklaroi Proda, duke vlerësuar edhe punonjësit e tjerë të komisariatit që sot rrezikuan jetën e tyre për të evakuuar dhjetëra banorë, kryesisht të moshuar, nga zonat e përfshira nga flakët.

Në ndërhyrje u lëndua edhe nënkomisar Eridioni, i cili u prek nga asfiksia dhe po merr trajtim në Spitalin e Delvinës, ndërkohë që disa efektivë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Aktualisht, shërbimet e Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë vijojnë betejën për neutralizimin e zjarreve në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, ndërsa banorët apelohen të tregojnë kujdes ekstrem për të shmangur ndezjet e reja që mund të përkeqësojnë situatën.

U dogj gjatë shuarjes së zjarrit, shefi i policisë së

Lini një Përgjigje