
Në një kohë kur marketingu ka zëvendësuar meritën dhe universitetet shfaqen më shumë në Instagram sesa në laboratorë, ka ende një vend ku arsimi mbetet i vërtetë, serioz dhe me përmbajtje: Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ky institucion nuk është as ndër më të zhurmshmit, as ndër më të reklamuarit, por është një nga më të respektuarit. Me dekada histori, me qindra pedagogë të formuar në shkolla serioze dhe me një kulturë akademike që i ka rezistuar kohës, “Luigj Gurakuqi” ka ruajtur dinjitetin e arsimit.
Nuk ke nevojë për ambiente “luksi” që duken bukur në Instagram. Ke nevojë për pedagogë që të marrin seriozisht. Për mësim që sfidon trurin tënd. Për një qytet që të lë të studiosh dhe të jetosh me dinjitet, pa të nxjerrë nga vetja.
Në një kohë kur të gjithë ndjekin trendin, ndoshta është momenti të mendosh ndryshe. Të dalësh nga turma. Të zgjedhësh për vlerë, jo për efekt vizual. E Shkodra është pikërisht kjo zgjedhje.
Ky universitet nuk të jep vetëm një diplomë. Të jep përgatitje, siguri, profesion, qasje në Erasmus dhe kontakte me tregun e punës. Dhe, mbi të gjitha, të jep një ndjenjë: këtu më morën seriozisht. Këtu u ndërtova me themel.
Nëse ti je një maturant që kërkon më shumë sesa një dokument, nëse nuk do të bëhesh klient i një diplome pa peshë, nëse kërkon dije që të vlen në një kohë të gjatë, eja studio në Universitetin e Shkodrës.
Sepse disa ndjekin trendin, disa ndjekin dijen. Ti ke mundësinë të bësh zgjedhjen që të përfaqëson.
Lini një Përgjigje