TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2024, 12:38

Mbeti i vdekur në masakrën në Memaliaj, flet daja i Marsel Çelës: Kishte ardhur për të takuar prindërit 

Shkruar nga Pamfleti

Mbeti i vdekur në masakrën në Memaliaj, flet daja i Marsel

Tre të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi qytetin e Memaliajt. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së Bashkisë Memaliaj.

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot 6 plumbave të kallashit që iu derdhën në turp. Po ashtu, kanë humbur jetën kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes.

I plagosur ka mbetur edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Ai ka qenë i ulur në një tavolinë jashtë bashkë me të vëllanë Shyqyri (Shyqo) Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Artur Kalemi, 57 vjeç, ndodhet në reanimacion në Spitalin e Gjirokastrës dhe ka marrë dy plagë, një në kofshë dhe një në kraharor.

Xhaxhai i Marsel Çelës, në emisionin “Me Zemër të Hapur” deklaroi se ishte vetëm 200 metra larg vendit të krimit, ndërkohë që as nuk e dinte se nipi i tij ishte në Memaliaj, pasi kishte ardhur në fundjavë për të takuar prindërit.

“Marselin e dija që ishte në Vlorë. Vetëm dy muaj më parë erdhi nga Gjermania. Në fundjavë iki dy ditë në Memaliaj që të kalonte kohë më prindërit e ti takonte.Në orën 11 kishte dalë për kafe. Në orën 11:30 ndodhi ngjarja.

Isha 200 metra larg vendngjarjes, nuk e dija as që kishte ardhur në Memaliaj nipi. Biseda ime e fundit ishte në datën 14 korrik. Ishim në Vlorë dhe më tha nëse do të dilnim për kafe”, tha ai.

Lini një Përgjigje